Deputetja e AAK-së dhe kandidatja edhe për një mandat të ri në legjislativ, Albana Bytyqi, ka marrë pjesë në organizimin e degës së kësaj partie në Suharekë.
Aty ka qenë edhe kryetari i komunës, Bali Muharremaj.
“Së bashku me qytetarë, me plotë entuziazëm, besim dhe shpresë për ndryshim. Nga qytetarët me qytetarët dhe për qytetarët, të cilët na mbështesin në çdo angazhim për një të ardhme më të ndritur për të gjithë”, ka shkruar Bytyqi.
Bytyqi garon në listën e AAK-së për deputet me numër 6.
Postimi i plotë:
Në një organizim të nëndegës së AAK-së qytet.
Së bashku me qytetarë, me plotë entuziazëm, besim dhe shpresë për ndryshim.
Nga qytetarët me qytetarët dhe për qytetarët, të cilët na mbështesin në çdo angazhim për një të ardhme më të ndritur për të gjithë.
Faleminderit qytetarë të dashur, gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen tuaj!







