Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, pa prezantuar kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Podujeva.
Haradinaj ka akuzuar qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti për izolimin e Kosovës dhe stagnim.
“Dështimi më i madh i këtij qeverisje është pikërisht izolimi dhe stagnimi i vendit tonë. Sot, Kosova është më e vetmuar se kurrë në arenën ndërkombëtare, ndërsa qytetarët tanë po vuajnë pasojat e një udhëheqje të paaftë që as nuk e kupton e as nuk di ta menaxhojë situatën”, ka thënë Haradinaj.
Në këtë tubim masiv ka marrë pjesë edhe kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi. Ajo synon edhe mandatin e dytë si deputete.
“Podujeva u rreshtua për Kosovën fituese. Me mbështetjen tuaj, më 9 shkurt do të sjellim ndryshimin që vendi ynë meriton. Bashkë për një të ardhme më të mirë! Për Kosovën fituese pra!”, ka shkruar ajo. /Ballkani.info/







