Kandidatja për deputete nga radhët e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me numrin 6, Albana Bytyqi, ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe profesionistë të fushave të ndryshme në Suharekë, ku u diskutua për sfidat dhe vizionin për të ardhmen e Kosovës.
Bytyqi tha se takimi u karakterizua nga energjia, përkushtimi dhe besimi se ndryshimi vjen kur njerëzit e punës, dijes dhe përvojës bashkohen për vendin.
Sipas saj, në këtë takim morën pjesë mjekë, arsimtarë, të rinj, sipërmarrës, gra punëtore dhe profesionistë të profileve të ndryshme, të cilët po i japin forcë rrugëtimit të Aleancës.
“Faleminderit Suharekë për gjithçka”, ka shkruar Bytyqi, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe pjesëmarrjen e qytetarëve.







