Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, e cila pritet të jetë kandidate edhe për një mandat në Kuvendin e Kosovës, ka marrë pjesë sot në prenzatimin e kandidatëve të Klinës.
“Sot, prezantuam kandidatët për deputetë nga dega e AAK-së në Klinë, të cilët do të garojnë me përkushtim dhe vizion për të sjellë ndryshime pozitive në zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, këta janë njerëz të guximshëm, të cilët do të punojnë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Jemi të bindur se me mbështetjen tuaj do të realizojmë objektiva të rëndësishme për Kosovën dhe për Klinën. Më 9 shkurt, bashkë për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar!”, ka shkruar Bytyqi. /Ballkani.info/







