Kandidatja për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka njoftuar për vazhdimin e aktiviteteve të fushatës zgjedhore në komunën e Rahovecit, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen që po i japin asaj dhe subjektit politik që përfaqëson.
Përmes një postimi, Bytyqi ka vlerësuar pritjen e qytetarëve gjatë takimeve elektorale, duke theksuar se mbështetja e tyre po i jep energji dhe motivim fushatës së AAK-së.
“Vazhdon fushata jonë zgjedhore në Rahovec. Faleminderit qytetarëve kudo ku po na mbështesin”, ka deklaruar ajo.
Bytyqi theksoi se takimet me qytetarët po shërbejnë si mundësi për të prezantuar programin dhe prioritetet e AAK-së, si dhe për të dëgjuar nga afër kërkesat dhe shqetësimet e tyre.
Kandidatja me numër 6 në listën e AAK-së u shpreh optimiste për rezultatin e zgjedhjeve, duke vlerësuar se mbështetja që po merr nga qytetarët në terren është tregues i besimit në vizionin dhe programin e partisë për të ardhmen e Kosovës.







