Kandidatja për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, me numër 6 në listën zgjedhore, ka marrë pjesë sot në tubimin përkujtimor të mbajtur në Savrovë, ku u nderuan dëshmorët dhe martirët që sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës.

Me këtë rast, Bytyqi theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtimit për të rënët për liri, duke e cilësuar atë si një detyrim moral dhe kombëtar për çdo qytetar.

“Sot u bashkuam në tubimin përkujtimor në Savrovë për të nderuar ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë që e gëzojmë sot. Kujtimi për dëshmorët dhe martirët e kombit nuk është vetëm një detyrim moral, por një amanet që na udhëzon të punojmë çdo ditë për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të zhvilluar”, ka deklaruar Bytyqi.

Ajo ka shtuar se sakrifica e dëshmorëve mbetet frymëzim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm në përpjekjet për zhvillimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës.

Tubimi përkujtimor në Savrovë mblodhi familjarë të dëshmorëve, qytetarë dhe përfaqësues institucionalë, të cilët bënë homazhe dhe nderuan veprën e të rënëve për liri.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit.