Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka reaguar përmes një postimi publik, duke shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë fushatës zgjedhore.

Bytyqi është shprehur se është ndier e plotësuar dhe e frymëzuar nga përkrahja e qytetarëve, duke theksuar bashkëpunimin dhe qëndrimin krah njëri-tjetrit gjatë gjithë rrugëtimit elektoral.

“Sonte dhe krejt fushatën jam ndier e plotësuar dhe e frymëzuar nga mbështetja e tyre. Kemi qenë bashkë duke qëndruar krah njëri-tjetrit, e natyrisht fitorja është e padiskutueshme,” ka shkruar ajo.

Në fund të mesazhit, kandidatja me numër 6 në listën e AAK-së ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur, duke e mbyllur reagimin me fjalët: “Faleminderit gjithmonë”.

Albana Bytyqi mban numrin 129 në listën zgjedhore dhe numrin 6 në listën e AAK-së.