Në zgjedhjet e fundit për Kuvendin e Kosovës, dy femra kanë dalë në pah si kandidatët më të votuar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Bëhet fjalë për Time Kadrijaj dhe Albana Bytyqi, të cilat kanë arritur rezultate mbresëlënëse.

Albana Bytyqi deri tani ka siguruar rreth 9,000 vota, sipas rezultateve që përfshijnë 89% të votave të numëruara, dhe pritet që në përfundim të numërimit të arrijë rreth 10,000 vota. Kjo e vendos atë në një pozitë të sigurt për t’u rikthyer në Kuvendin e Kosovës si deputete, duke vazhduar angazhimin e saj në politikën kosovare.

Këto rezultate tregojnë një rritje të dukshme të përfaqësimit të grave në AAK dhe fuqinë e tyre për të ndikuar në politikën vendore.