Alban Skenderaj uron Albin Kurtin, thotë se “Kosova shembull për Shqipërinë”

Albani është njëri prej këngëtarëve që ka fansa shumë edhe në Kosovë, duke e quajtur një fitore me shumë sakrifica që erdhi pas një rrugëtimi të gjatë të Kurtit dhe Vetëvendosjes.

Skenderaj po ashtu e ka cilësuar këtë edhe si një ndryshim që vije nga shoqëria.

Ky është postimi i Albanit

Urime të sinqerta Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes për këtë fitore të merituar si një mundësi mbas një rrugëtimi të gjatë sakrificash dhe vullneti të hekurt.

Kur ndryshimi vjen duhet të vije i vërtetë dhe i perceptueshëm në shoqeri. I tillë duket këtë herë por uroj me zemër që e gjithë rezistenca, idetë, premtimet dhe vizioni juaj të kthehen në vepra e të mos mbeten peng i një mentaliteti të rrënjosur.

Faleminderit Kosovë që më shumë se njëherë ke dhënë shembullin e mirë dhe i ke treguar Shqipërisë se si një shoqëri (shqiptare) duhet të veproje e të guxoje me vetëbesim. Kosova duhet të jetë shpresë për Shqipërinë në shumë aspekte. Duhet të reflektojmë kur shikojmë se si një pjesë e vëllezërve tanË shqiptare kur është nevoja dinë të jenë qytetarë të civilizuar dhe pronare të vendit të vete.

Krenari e verbër, festa me flamur dhe shqiponjat me dy duar mund t’i bëjmë sa të duam por kur vjen puna dashuria për vendin tënd duhet shprehet me vepra dhe gjeste konkrete!

https://www.instagram.com/p/B3VEhB5gO13/

loading…