Alban Skenderaj

Alban Skenderaj reagon i shqetësuar për vetëvrasjen e 41-vjeçares që u bullizua në TikTok: Si ka mundësi që policia nuk ndërmori asnjë masë

Ditë më parë një ngjarje e rëndë në Durrës ka tronditur opinionin publik.

Bëhet fjalë për një nën 41-vjeçare, e cila dyshohet se i dha fund jetës pas presionit të madh nga bullizmi i ushtruar nga kolegët e saj në punë, të cilët kishin hapur një llogari në TikTok vetëm me qëllimin për ta tallur.

Ky fenomen gjithmonë e në rritje i cili kërcënon shoqërinë, ka bërë që shumë njerëz (përfshirë edhe fytyra publike) të reagojnë mbi rastin.

Këngëtari i mirënjohur Alban Skënderaj, shprehur shqetësimi ne tij përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ku tha se akoma më shqetësues se rasti është fakti që autorietet nuk kanë ndërmarrë asgjë për ta parandaluar rastin, ndonëse ishte i denoncuar.

Ky është reagimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Si cdo familjar dhe qytetar i rregullt i ketij vendi jam i shokuar me rastin e vetevrasjes se 41 vjecares Bedrie Loka pasi eshte bullizuar sistematikisht ne platformen e Tik Tokut. Ngushellime te sinqerta familjes!
Nuk dua te perseritem per fenomenin e tmerrshem dhe sjelljes primitive e mesjetare qe shpesh haset ne ate platforme pasi shume nga personazhet mediatike e kane ngritur tashme si problem serioz.
Ajo qe me ben pershtypje dhe qe jam i shokuar eshte qe 41 vjecarja Bedrie Loka e ka denoncuar rastin ne Polici para 1 viti e gjysme dhe mesa munda te informohem nuk eshte marr asnje mase!!!
Nese kjo eshte e vertete atehere eshte fatale dhe e pafalshme!
Perse? A ka nje arsye konkrete?
Nese jo, a ka pergjegjes per kete?
A ka nje hetim per kete?
Nje njeri ka humbur jeten! 4 femije kane humbur nenen! Nje bashkeshort ka humbur bashkeshorten!
Njerezit duan pergjigje”, ka shkruar Skënderaj në Facebook.