Alban Skenderaj publikon prapaskenat e klipit “Duamë” dhe e krahason me jetën reale

Çifti i njohur i shoubizit, Alban Skenderaj dhe Miriam Cani, para një muaji publikuan projektin e ri “Duamë”.

Ky projekt i tyre është realizuar në ishujt luksozë Maldive, derisa atje e kurorëzuan edhe lidhjen shumëvjeçare me martesë.

Megjithatë, realiteti nuk duket edhe aq perfekt siç e kemi parë deri më tani në videoklipin e artistëve shqiptarë.

https://www.instagram.com/p/BzanRulgCRQ/

Së fundmi, këngëtari Skenderaj në rrjetin social, Instagram, ka publikuar një video nga prapaskenat e xhirimeve të këtij klipi.

“Duke e bërë ‘Duamë’, videoklipi dhe jeta reale. S’kishte faj e kishte me frikë dhe më paralajmëroi që në fillim. Pa merak, protagonistja e klipit është shëndoshë e mirë”, ka shkruar Albani krahas videos.

Theksojmë se Albani dhe Miriami para pak ditësh kanë mbajtur edhe një koncert në Prishtinë, madje dhanë edhe një lajm për fansat se po bëhen prindër për herë të dytë.