Alban Skenderaj publikon këngën e re… më pas e fshiu atë

Këtë vit do e shohim në festivalin “Kënga Magjike”, të paktën kështu u raportua.

Alban Skenderaj sot në kanalin e tij në Youtube ka hedhur këngën “Nëntor 26”, që përkon me datën e sotme, shkruan Ballkani.info.

Por, pas publikimit, kënga u fshie në këtë kanal.
Madje, Albani ka fshirë edhe postimin e bërë në Instagram dhe postimi i fundit deri më tani është reklamimi i këngës së Miriam Canit.

Se përse këngëtari e fshiu këtë këngë, nuk e zbuloi./Ballkani.info/