Alban Skënderaj publikon baladën “Plagë në gjysmëshpirt”

Alban Skënderaj ka publikuar projektin e ri, i cili përmban vargje mjaft prekëse.

Alban Skënderaj sapo ka publikuar baladën e re me titull “Plagë në gjysmëshpirt”.

Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge u kujdes vetë këngëtari, ndërsa orkestrimin e bëri Endrit Shani.

Këtë këngë, Albani e solli vetëm në versionin audio, ndërsa përmes rrjeteve sociale bëri të ditur që kënga është shkruar 10 vite më parë, pasi kishte ndërruar jetë nëna e Miriamit.

Ndërsa, tani kur bëhet gati dy vjet që humbi nënën e tij, këngëtari e gjeti më së miri veten në këto vargje.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin më të ri nga Alban Skënderaj me titull “Plagë në gjysmëshpirt”.