artisti

Alban Skenderaj paralajmëron se një kohë të gjatë s’do të performojë në Tiranë

Alban Skenderaj është një ndër artistët më dashur shqiptar që mbledh me mijëra fansa në çdo koncert që jep, kudo në vend.

Por krejt papritur ai ka vendosur të shkëputet nga koncertet dhe performancat e tij pasi vetëm pak më parë ka njoftuar se të shtunën ai do të mbajë koncertin e tij të fundit në Tiranë, ndonëse nuk ka dhënë arsye për këtë shkëputje.

“Kjo do të jetë performanca ime e fundit në Tiranë për një kohë të gjatë”, shkruan këngëtari.

Ende nuk dihet nëse ky largim nga koncertet lidhet me ndonjë pauzë që Alban Skenderaj ka vendosur të marrë për të krijuar apo thjesht për të qëndruar me familjen e tij, bashkëshorten e tij Miriam Canin dhe vajzën 2 vjeçare Ameli.