Gazetari

Alban Selimi: Flej rehat me punën që bëj në RTK

Gazetari i redaksisë hulumtuese të RTK-së Alban Selimi, ka reaguar pas debatit se në RTK gazetarët nuk lejohen të punojnë. Ai ka radhitur një varg temash të cilat i ka realizuar e që ka thënë se janë një vëllim pune i barabartë me punën që ka bërë në sektorin privat, e ku është paguar madje më shumë.

Ky është postimi i plotë i Selimit:

E pashe me vemendje debatin per RTK

Si gazetar i TV publik, per te cilin eshte kriju perceptimi qe njerezit shkojne aty per me nejte dhe mos me i kry punte qe iu ngarkohen, po du me nda me Ju vetem nje pjese te angazhimeve te mija, ne realizimin e emisionit ku punoj, gjate muajve mars dhe prill 2021.

Ne emisionin Udheve, punojne edhe kolege tjere, te cilet kane po aq vellim pune, sa keto hulumtime qe une po iu prezantoj vetem nga ana ime.

Atehere, Ju qe e keni pare emisionin Udheve, e dini qe temat dhe intervistat aty realizohen nga terreni. Kjo eshte nje liste e emisioneve dhe temave qe mund t’i gjeni edhe ne Youtube apo ne Facebook te Udheve:

05 mars 2021 eshte transmetu emisioni “Vrasesi Covid” ku kemi sjelle rrefime ekskluzive te familjareve te te vdekurve nga Covidi, jo vetem ne Kosove por edhe jashte Kosoves.

12 mars 2021 – eshte transmetu hulumtimi “Jeta nen kundermin” (xhirime te realizuara pas orarit zyrtar te punes), ku kemi tregu qysh nje lagje ne qender te Prishtines kane pasur probleme serioze me kanalizimin. Sot, ky problem me urgjence eshte duke u zgjidhur nga komuna  e Prishtines, e cila ka vendosur gypat e ri te kanalizimit.

26 mars 2021 – Interviste ekskluzive me drejtorin e Policise se Kosoves (Interviste e cituar nga shumica e mediave ne Kosove).

02 prill 2021 – Krimet ne polici (Nje emision nga terreni, po ashtu i cituar nga shume media tjera, per dhunen e shkaktuar nga zyrtaret policore dhe perfshirjet e zyrtareve policore ne krime).

16 prill 2021 – Armet ilegale shiten online – Nje emision hulumtues (per te cilin kemi punuar gjate) e qe tregon qysh ne sy te Policise po shiten elektroshoket qe me Ligjin e Armeve konsiderohen arme.

Neser 23 prill 2021 – transmetohet ne ora 20.21 emisioni qe e kam realizuar ne lidhje me njeren nga masakrat me te tmerrshme qe ka ndodhur ne komunen e Lipjanit dhe per te cilen paraqiten fakte te reja, te pa degjuara me pare.

Po du me thane edhe ate :

RTK eshte institucioni ku angazhimi personal eshte konstant dhe kam po aq angazhime sa kam pasur edhe punuar ne media ne sektorin privat.

Iu deshmoj kujdo qe ka dilema po ashtu se paga ime si gazetar ne sektorin privat, gjithmone ka qene shume me e larte se ajo qe e marr ne sektor publik. Megjithate, askush me zor nuk eshte duke na mbajtur ne RTK dhe kjo ka qene zgjidhja ime.  (Ndoshta me e mire ne kohen kur ne nje medium privat pagat i merrshim nje here ne dy muaj, madje kurre se dinim daten kur i marrim ato)

Por, kurre nuk jam pajtu dhe nuk pajtohem me gjerneralizimin se RTK ka gazetar qe nuk lihen te punojne.

Jam thellesisht krenar dhe flej rehat ne relacionin e punes dhe te hyrave qe marr nga puna ne TV publik.

 P.S. Sa shpesh, ora behet 3 i nates, duke shkru skenare pikerisht per t’iu ofru shikuesve kete kualitet emisionesh, per te cilat angazhohet nje ekip i tere.