Alban Ramosaj mbush 24 vjeç, ja kush e uroi artistin

Alban Ramosaj sot mbushi 24 vjeç!

Edhe pse i dashur për shumë njerëz, qoftë fansa të muzikës së tij apo të afërm e miq, Ramosaj nuk priti për urimet e të tjerëve, por vendosi ta uronte vetë veten e tij në këtë ditë të veçantë.

Ai postoi disa fotografi e video nga fëmijëria e tij, ku shfaqej pranë prindërve e motrës, Beatrix.

 “Gëzuar ditëlindjen shok, të dua! Unë premtoj se do të kujdesem më mirë për ty këtë vit. @albanramosaj”, shkroi ai pas fotos.