Alban Muja në bienale me “Albumi Familjar”

Artisti i njohur Alban Muja ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit në T7, ku tregoi detaje sa i përket përfaqësimit të Kosovës në edicionin e 58 të Bienales së Venecias.

“Gjithçka sa i përket idesë filloi prej një fotografie që unë e kam gjete në albumin tim, ku unë shihna si refugjatë. Andaj, kur je në një hapësirë ku e sheh pavijonin gjerman, amerikan apo japonez a korean, besoj që ajo me çka më së shumti mundesh me sfidu audiencën është tema dhe koncepti”, është shprehur ndër tjerash Muja.

Hapja ceremoniale e pavijonit të Kosovës do të bëhet më 9 maj nga ora 14:00