Kontrata e Jordi Albas me Barcelonën skadon në vitin 2020, por mbrojtësi i krahut ka zbuluar se klubi katalanas nuk ka folur me të për rinovimin.
29 vjeçari e ka përshkuar heshtjen e Barcelonës si të çuditshme, teksa Alba synon të pensionohet në “Camp Nou”, por nuk është i sigurtë nëse edhe kampionët e Spanjës e ndajnë të njejtin mendim.
“Nuk kam marrë asnjë lajm. Nuk e di se çfarë mendon klubi për mua dhe është e çuditshme sepse nuk ka mbetur edhe shumë kohë në kontratën time. Qëllimi im është që ta përmbylli karrierën te Barcelona, por do të shohim derisa nuk i di qëllimet e klubit, apo kur ata e shohin të arsyeshme të më kontaktojnë”, zbuloi Alba.
Jordi Alba u transferua te Barcelona në verën e vitit 2012 nga Valencia, ndërsa këtë sezon numëron 18 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar edhe dy gola.







