LAJMI I FUNDIT

Alarmon zyrtari i Ministrisë së Bujqësisë: Peci dhe këshilltarët e tij po na kërcënojnë, gjendja është tmerrësisht e keqe

Gazetari Arsim Lani e ka publikuar një mesazh për të cilin pretendon se është nga një punëtor i Ministrisë së Bujqësisë. Ai thotë se në këtë ministri që udhëhiqet nga Faton Peci, gjendja është më e keqe së në Ministrinë e Punëve të Jashtme që udhëhiqet nga bashkëpartiakja e Pecit, Donika Gërvalla, shkruan Ballkani.info.

“Sot, derisa po flisnim për pakënaqësitë e punëtorëve brenda MPJ-së, mora disa mesazhe nga zyrtarë të ministrive tjera që tregonin për situata edhe me të rënda në institucionet ku ata punojnë

Një prej këtyre mesazheve me erdhi nga një zotëri që punon në Ministrinë e Bujqësisë

Nëse situata është kështu, kjo është vërtetë shqetësuese”, ka shkruar Lani.

Zyrtari i Ministrisë së Bujqësisë thotë se ata kërcënohet nga këshilltarët e Pecit dhe direkt nga vetë ministri. /Ballkani.info/