Alarmon mjeku kosovar: Dyshon se testet për koronavirus janë false ose në rikthim të virusit

Mjekur kosovar, Defrim Morina, ka tronditur opinionin me deklaratën ku dyshon në vërtetësinë e testeve që bëhen për koronavirus.

Morina shkruan në facebook se pacientët që kishin rezultuar PCR pozitiv gjatë valës së parë, tani kanë prapë simptoma të njëjta edhe më të rënda.

Mjeku ngreh dyshime në vërtetësinë e testeve që bëhen për koronavirusin por nuk e përjashton edhe mundësinë e rikthimit të virusit tek personat që njëherë kanë qenë të infektuar.

“Pacientë që gjatë valës së parë kanë rezultuar PCR pozitiv(pothuajse asimptomatik), pas disa muajve kthehen me klinike tipike edhe me të rëndë… Ose kemi të bëjmë me teste fals pozitive (të valës se parë), ose me rikthim të sëmundjes. #kujdes”, ka shkruar ai.