Alarmohet Serbia: Kosovës po i liberalizohen vizat

Mediet serbe janë alarmuar pas takimit të kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

“Delegacionet teknike kosovaro-franceze më 26 dhe 27 nëntor për liberalizimin e vizave”, është shkrimi i publikuar nga mediat serbe.

Një takim virtual i delegacioneve teknike të Ministrive të Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Francës, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe çështjet që lidhen me liberalizimin e vizave, do të mbahet më 26 dhe 27 nëntor.

Ky takim është rezultat i një marrëveshje midis Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në video konferencë.

Pas takimit teknik, një takim politik në nivelin e ministrive të punëve të brendshme të të dy vendeve pritet shumë shpejt.

Presidenti i Francës pritet që ta vizitojë Kosovën derisa gjithashtu është raportuar se Franca është e interesuar në rifillimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.