Sot rreth orës 10:00, Policia e Kosovës ka pranuar një telefonatë kërcënuese.
Kërcënuesi i panjohur ka kërcënuar se ka vendosur një bombë.
Ballkani.info mëson se telefonuesi ka thënë se një bombë është e vendosur në objektin e Këshillit Gjyqësorë të Kosovës.
“Kam me ju qu në ajër të gjithëve, juve dhe Gjykatën Speciale” është thënë në telefonatën kërcënuese.
Policia e Kosovës ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes ku po merret detajisht me këtë rast./Ballkani.info/







