ALARMATE! 14 të vdekur, dhe 2.541 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.326 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 250.626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 12.618 testime, 2.541 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 604 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 23.845.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!