Alarmante: Shikojeni se sa i ndotur është ajri në Prishtinë këtë mëngjes

Një faqe në Facebook, e njohur si “Vrojtuesit e Lagjes” e kanë publikuar një foto, ku shihet ndotja e madhe që i bëhet Prishtinës nga ana e KEK-ut.

“Miremëngjesi, sot kemi vërejtur një perde të zezë mbi qytet, që nuk është parë me kohë. Duket të jetë Kosova A. Çfarë po ndodhë kështu Korporata Energjetike e Kosovës sh.a.?”, thuhet në këtë postim, derisa është publikuar edhe kjo fotografi.

Prishtina është ndër qytetet me ajrin më të ndotur jo vetëm në Ballkan por edhe më gjerë.

Sidomos stina e dimrit, është koha kur ndotja e ajrit është enorme.

loading…