Peja

Alarmante, edhe Spitali i Pejës mbushet me pacientë me Covid-19, ja sa është numri i tyre

Trajtimi i pacientëve me Covid-19, është duke vazhduar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Atje aktualisht po trajtohen 40 pacientë, nga ky numër, 39 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19, ndërsa 1 pacient është në pritje të rezultatit të testit.

“4 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa që pacientët e tjerë kanë gjendje stabile. Për shkak se në Repartin Infektiv nuk ka më kapacitet për pranim të pacientëve një pjesë e pacientëve janë shtruar në Spitalin e Mushkërive. Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka ndërmarr masa organizative të transferimit të Infermierëve nga Repartet tjera në Repartin e Infektives në mënyrë që shërbimet shëndetësore të ofrohen sa më mirë”, njofton Spitali i Pejës.

Në mesin e të infektuarve ka edhe staf shëndetësor.

“Aktualisht nga personeli i Spitalit tonë janë 3 Mjek Specialist dhe 1 Bio Inxhinier që janë të infektuar, ndërsa edhe 7 pjesëtarë të Personelit janë në pritje të rezultateve”, thuhet në njoftimin e tyre.