Kylian Mbappe

‘Alarm’ te Real Madridi: Nga Man City janë takuar me përfaqësuesit e Mbappes për transferimin në Etihad

Manchester City u takua me një nga agjentët e Kylian Mbappes një ditë para se ai t’i thoshte PSG-së se dëshiron të largohet, sipas raportimeve në Spanjë.

Zyrtarët e klubit thuhet se folën me një nga përfaqësuesit e sulmuesit në një takim joformal. Të martën, sulmuesi francez i tha presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi se dëshiron të largohet gjatë verës, dhe deri të enjten kjo ishte në dijeni të publikut.

Real Madridi është favorit për të rrëmbyer Mbappen kur kontrata e tij skadon në qershor dhe Mail Sport raportoi se ata kanë dritën jeshile për nënshkrimin e tij.

Megjithatë, ky zbulim se City takoi një anëtar të kampit të Mbappes në Mançester – siç raportohet nga rrjeti radio spanjoll Cadena SER – krijon një situatë aspak të qetë në Madrid.

Cadena SER shton më tej se Mbappe ka tre përfaqësues kryesorë të cilët tashmë po bëjnë lëvizje për të krijuar të ardhmen e tij.

Madridi e ka ndjekur Mbappen për shtatë vjet dhe këtë herë ka kërkuar një shfaqje publike prej tij se ai synonte të largohej nga PSG, pasi ishte lënë i frustruar dhe i poshtëruar në të kaluarën.