Alarm për bombë në Zagreb, evakuohet një qendër tregtare

Një paralajmërim për një mjet të mundshëm shpërthyes në një qendër tregtare në Zagreb ka alarmuar autoritetet kroate. Policia ka evakuuar qendrën tregtare dhe zonën në fjalë.

Alarmin e kanë konfirmuar për mediat kroate policia e Zagrebit.

Si raporton mediumi “24sata“, punonjësit e Avenue Mall, ku është njoftuar se mund të jetë vendosur një mjet shpërthyes, i kanë thënë mediumit se janë evakuuar të gjithë punëtorët dhe njerëzit që ndodheshin brenda.