Alarm në Itali: Mutacioni britanik i Covid19 konstatohet në Napoli, Veneto dhe Bari

Italia sot ka shënuar 10 mijë e 407 raste të reja me koronavirus, ndërsa në spitale ndërruan jetë 261 persona.

Edhe pse rastet e reja janë duke rënë, autoritetet janë të shqetësuara për shkak të konstatimit të mutacionit të ri të virusit tek disa pacientë.

Versioni britanik i koronavirusit u konstatua tek 6 pacientë në Napoli, të cilët ishin kthyer në Itali para pezullimit të fluturimeve.

Po ashtu, raste të ngjashme janë konstatuar në Veneto dhe në Bari.