Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot në Bjeshkët e Deçanit. Sipas burimeve të portalit Ballkani.info, një shtetas serb është arrestuar nga autoritetet kosovare.
Burimet bëjnë të ditur se ai është kapur teksa, në mënyrë të fshehtë, po vëzhgonte pjesë të caktuara të kësaj zone të ndjeshme.
Sipas informacioneve fillestare, në momentin e ndalimit nga disa banorë të Deçanit, atij i janë gjetur një libër, hartë dhe materiale të tjera të dyshimta.
Më pas, i dyshuari i është dorëzuar Policia e Kosovës, e cila ka nisur hetimet lidhur me rastin.







