Akuzohet se është shëndoshur, reagon Miss Franca 2019

Vaimalama Chaves ka luftuar për shumë vite kundër këtyre kritikave: “Në moshën 18 vjeçare peshoja mbi 80 kilogramë dhe më thërrisnin përbindësh, nuk ishte e lehtë ta përballoja këtë”, ka deklaruar Miss Franca.

Ajo quhet Vaimalama Chaves, është 23 vjeç, me origjinë polineziane dhe dhjetorin e kaluar ajo u zgjodh Miss Franca 2019 nga 44 për qind e shikuesve nga gjithë Alpet.

Këto ditë vajza e re i është nënshtruar akuzave të rënda në mediat sociale për shkak të peshës së saj: sipas “akuzuesve”, Chaves është shëndoshur shumë. Një komentues vëri në dukje se “ajo është shëndoshur më shumë se zakonisht”, një tjetër thotë: “ajo do të poshtërohet në Miss Bota me barkun e saj si të një gjysheje”, të tjerët ende e qortojnë atë: “Duhet t’i kushtoni vëmendje trupit tuaj”.

View this post on Instagram

Les mots ne seront jamais suffisants pour vous raconter mon rêve éveillé. Miss France, c'est grâce à vous, c'est avec vous et c'est pour vous. . Ce n'était pas une revanche face à la vie. C'était une victoire qu'on partage ensemble parce que c'était un travail d'équipe. Vous m'avez portée, vous m'avez supportée et aujourd'hui, on a gagné ! . Merci pour tout, mille fois, merci pour tout l'amour et le soutien qui ont fait de moi cette jeune femme pétillante sur scène. Merci pour tous messages que vous m'avez envoyés et les encouragements que j'ai reçus. Merci d'avoir été ma force et mon pilier ! . Mauruuru ! . #MissTahiti #MissFrance #WeMadeIt #StrongerTogether #SomethingBigIsComing #ThankYouSoMuch #DeeplyThankful #Loviu

A post shared by Vai Chaves (@vaimalamachavesoff) on

Një betejë që modelja, e lindur në Tahiti, po lufton për një kohë të gjatë, siç tha vetë para se të fitonte garën e bukurisë franceze: “Në moshën 18 vjeçare peshoja 80 kilogramë dhe më quanin përbindësh, nuk ishte e lehtë ta duroja atë. Por, sot jam e lumtur që e kam pasur atë përvojë, sepse më bëri më të fortë dhe më të aftë për të duruar të sharat”.

Gjatë një programi televiziv ajo i’u përgjigj akuzave: “Oh po, më pëlqen të ha. Unë ha shumë sepse të gjitha këto pjata që më ofrojnë që kur kam fituar konkursin nuk janë pjesë e kulturës sime, prandaj shfrytëzoj rastin t’i zbuloj ato. Edhe pse nuk është imazhi klasik i Miss Francës që do të donit. Më pëlqen të bëj shaka, flas me zë të lartë dhe fle, dhe do të vazhdojë të jem kështu, nëse ju pëlqen apo jo. Paçi fat, sepse do t’ju duhet të më duroni edhe për disa muaj”.