Akuzat për kasetën e Krushës, flet Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur poshtë në studion e emisionit “Opinion” të gjitha akuzat e ngritura kundër tij lidhur me rolin që ka Lulzim Basha ka patur në dosjen e përpiluar ndaj krerëve të UÇK-së.

Kreu i PD-së ka mohuar gjithashtu të ketë patur një takim me qytetarin nga Krusha Miliam Bellanica, i cili pohonte se i kishte dorëzuar Bashës kasetën me filmimet e masakrës së Krushës.

“Kaseta e masakrës së Krushës së Madhe sipas vetë dëshmive të tij, është marr nga Dashmir Peza, (apo BBC), në atë kohë si përkthyes i BBC, fakt që unë e kam mësuar përmes deklarimit të tij.

Për kasetën besoj që e morën përgjigjen të gjithë shqiptarët, që ishte një fabrikim. Absolutisht nuk ndjehem as i dëmtuar as i kërcënuar nga hera e tretë në 15 vite që përsëriten të njëjtat akuza.

Janë sajesa absolute dhe ju këtu në këtë studio I jeni përgjigjur të gjitha atyre akuzave”, tha Basha.

I pyetur nëse është takuar me Bellanicën, Basha tha:

“Asnjëherë nuk e kam takuar zotin Bellanica dhe vetë fakti që kaseta është marr nga BBC dhe është transmetuar më pas nga 180 kanale botërore….Sipas pohimeve kaseta është marr nga BBC, e nxorët ju këtu, e tha Dash Peza. Që nuk ka asnjë interes të dalë e të thotë diçka në favorin tim”, tha Basha.