Akuzat e LDK’së për largim nga zyrat, Haskuka thërret konferencë për media

Dega e LDK’së në qytetin e Prizrenit gjatë ditës së djeshme ka akuzuar kryetarin, Mytaher Haskuka për shantazh dhe kërcënim pasi sipas tyre, ai i nxori LDK’në nga zyrat me arrogancë dhe shantazh, shkruan Express.

“Me arrogancë e në frymë shantazhi na e sollen sot vendimin për të na dëbuar nga zyret në të cilat LDK vepron pothuajse qe 20 vite”, thuhet në shkrim e publikuar nga dega e LDK’së në Prizren.

Ndërsa pas këtyre akuzat, Haskuka do të mbajë një konferencë për media, ku do të flasë për objektet komunale, që janë në shfrytëzim të partive politike.

Njoftimi i plotë:

“Sot më 8 prill (e enjte), kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë një konferencë për media, ku do të flasë për objektet komunale, që janë në shfrytëzim të partive politike.

Konferenca do të mbahet në ora 12:30 në Shtëpinë e Bardhë.”