Akuza të rënda ndaj ministrit të Kurtit: Ka maltretuar dy shqiptarë në kishën serbe më 2004

Ilir Gashi, zyrtar i PDK-së, ka hedhur akuza shumë të rënda në drejtim të ministrit të ri të Mbrojtjes në qeverinë Kurti, Armend Mehaj.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se në bazë të informacioneve preliminare, Mehaj gjatë vitit 2014 si shërbyes në Kosovë me uniformë norvegjeze ka maltretuar dy të rinjë shquptarë në kishën serbe.

“Në bazë të informatave preliminare, Ministri i Mbrojtjes i qeverisë Kurti, gjatë ngjarjeve të marsit 2004 si shërbyes në Kosovë në uniformë norvegjeze si shef i përkthyesve ka maltretuar dy të rinjë shqiptarë në kishën serbe të ndërtuar në vitin 1994, duke ju dhënë edhe shampon me pi! 2-3 javë pas ngjarjes ka ikur në Norvegji!”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se nëse konfirmohet një gjë e tillë, Mehaj duhet të jap dorëheqje.

Postimi i plotë:

Në bazë të informatave preliminare, Ministri i Mbrojtjes i qeverisë Kurti, gjatë ngjarjeve të marsit 2004 si shërbyes në Kosovë në uniformë norvegjeze si shef i përkthyesve ka maltretuar dy të rinjë shqiptarë në kishën serbe të ndërtuar në vitin 1994, duke ju dhënë edhe shampon me pi! 2-3 javë pas ngjarjes ka ikur në Norvegji!

Nëse konfirmohet, a duhet të jap dorëheqje!? Në Norvegji me një skandal të tillë, një ditë ministër s’mundë t’jeshë.

Ditëve në vazhdim presim konfirmim nga të maltretuarit! Flitet se për këtë ngjarje kanë raporte policore dhe mediet në atë kohë.

Le të mbetët kjo çështje të investigohet tutje nga mediet me interes.