Recetë

Akullore kremoze, vetëm me banane

Krejt e lehtë, e shëndetshme dhe me shije të freskët

Përbërësit për dy racione: 1 banane e madhe, e pjekur shumë

Përgatitja:

Merrni bananen shumë të pjekur, duhet të jetë e ëmbël dhe e butë. Prijeni në formë monedhash. Nuk kanë rëndësi çfarë forme janë copat, vetëm duhet të jenë të barabarta dhe jo shumë të mëdha.

Vendoseni bananen në një tas hermetik, qelqi që i reziston ngrirjes, ose mund të përdorni një qese për ngrirje.

Ngrijeni bananen për të paktën 2 orë, idealja do të ishte përgjatë natës.

Kalojini në blender copat e bananes. Në fillim copat e bananes do të duken si të thërrmuara. Vazhdoni të bluani. Më pas do të vini re një pamje si pure.

Vijoni sërish me blenderin. Sërish do të vini re copëza bananeje të pa bluara.

Më pas do të vëreni – një krem bananeje, të butë si të një akulloreje (Nëse doni të shtoni ndonjë përbërës tjetër, si gjalpë kikiriku ose copëza çokollate ky është momenti për ta bërë).

Vëreni në enën hermetike dhe ngrijeni derisa të bëhet masë solide, shkruan Shije. Mund ta hani menjëherë, por do të jetë shumë e butë.

Mund të bëni sasi më të madhe, vetëm sigurohuni që procesori i ushqimit apo blenderi të jetë i madh dhe i fuqishëm mjaftueshëm.

Ndonëse thelbi i kësaj akulloreje është përgatitja me vetëm një përbërës, mos mendoni që nuk mund të shtoni dhe përbërës të tjerë.

Ja disa sugjerime:

– Një lugë gjalpë kikiriku
– Mjaltë
– Një grusht me copëza çokollate
– Pak bajame
– Pak krem çokollate
– Një lugë gjelle pudër kakaoje
– Gjysmë luge çaji kanellë ose xhenxhefil