Hande Erçel

Aktorja turke shkëlqen në “Javën e Modës” në Paris

Aktorja e njohur turke Hande Erçel, e cila arriti të jetë në vëmendje me lidhjen e saj të dashurisë me Hakan Sabancı dhe postimet e saj në rrjetet sociale, mori pjesë në Javën e Modës në Paris.

30-vjeçarja Hande Erçel, e cila ishte ndër të ftuarat e sfilatës Balmain, la gjurmë në rrjetet sociale me stilin e saj.

Hande Erçel, e cila kishte veshur një fustan nga koleksioni Pranverë/Verë 2024 Balmain për sfilatën, mori komplimente nga fansat e saj jo vetëm me veshjen, por edhe me grimin dhe flokët.

Hande Ercel Paris

Imazhet e Hande Erçel nga Java e Modës në Paris u bënë trend edhe në rrjetet sociale. Teksa komentohej për Erçelin që duket e mrekullueshme, disa ndjekës komentuan për gjoksin e saj.

Hande Erçel, e cila tërheq vëmendjen me pantallonat e shkurtra dhe dekoltenë e hapur, është pyetur: “Silikoni duket i ekzagjeruar”, “Shumë gjoks”, “Arzu Sabancı nuk duhet ta shohë”.

Hande Ercel 16