Aktorja Teuta Krasniqi uron Memlin për ditëlindje: Të paçim gjithmonë (FOTO)

Teuta Krasniqi ka uruar Memlin me rastin e ditëlindjes, duke i dedikuar atij fjalë që rrjedhin nga shpirti.

Duke e cilësuar hero për të dhe krenari të gjithë familjes, aktorja ia uroi gjithë të mirat vëllait të saj.

Statusi i plotë, pa ndërhyrje:

“Kur kemi qenë fëmijë të vegjël, nese ti e ke fitu një bombon ose një cokollatë, nuk e ke ngrënë për vete, por e ke ruajt për mua, motrën tënde më të vogël, kur kemi dal me lujt para banesës, ti më shumë je kujdes për mua sesa që je koncentru në lojën tënde, kur jemi rritë pak më shumë, ke vazhdu me qenë po i njejti vëlla i dashur e i përkushtuar por edhe kritik me raste, tash që jemi të rritur e të pjekur, e kuptoj që gjithë jeten time ke qene dhe je Hero për mua. Ditëlindja jote, është gjithmonë festë për gjithë familjen tonë, sepse Ti je krenaria e familjes. Pac shëndet, dashni dhe mbarësi gjithmonë, bashkë me familje dhe gjithë njerëzit tu të dashur. Të paçim gjithmonë. Të dua shumë ???”.

https://www.instagram.com/p/BtEDoh9goLS/?utm_source=ig_embed