Barbie

Aktorja Margot Robbie do të marrë mbi 12 milionë euro për rolin e “Barbie”

Margot Robbie është shpallur si “aktorja e re më e paguar” pasi u zbulua paga e saj kolosale për komedinë e shumëpërfolur.

Aktorja australiane, 32 vjeçe, është duke grumbulluar 12.5 milionë dollarë (mbi 12 milionë euro) për të luajtur në rolin kryesor të filmit të regjisores dhe shkrimtares së nominuar për ‘Oscar’, Greta Gerwig, bazuar në kukullën ikonike Mattel me të njëjtin emër, raportoi Variety.

Ryan Gosling, i cili luan si Ken në këtë film, gjithashtu ka fituar 12.5 milionë dollarë.

Aktorë të tjerë me fitime të larta që ende renditen mbi nivelin mbresëlënës të pagës së Robbie përfshijnë legjendat e ekranit si: Denzel Washington (“The Equalizer 3”), i cili mblodhi 20 milionë dollarë, Leonardo DiCaprio (“Killers of the Flower Moon”), i cili vjen me 30 milionë dollarë dhe Tom Cruise, i cili renditet si aktori më i paguar me 100 milionë dollarë për “Top Gun: Maverick”.

Sa për bashkëmoshatarët femra të Robbie, ylli i “Stranger Things”, Millie Bobby Brown fitoi 10 milionë dollarë për filmin e ri të Netflix “Enola Holmes 2”.

Gjithashtu në listë ishin Jamie Lee Curtis (“Halloween Ends”) me 3.5 milionë dollarë dhe Anya-Taylor Joy (“Furiosa”) duke marrë 1.8 milionë dollarë.

Robbie më parë fitoi 10 milionë dollarë për filmin e saj të pavarur të Harley Quinn 2020 “Birds of Prey”.

Aktorja e “I, Tonya” luan së bashku me Gosling, 41 vjeç, si Ken si dhe Simu Liu, Will Ferrell, Michael Cera, Issa Rae dhe Kate McKinnon në “Barbie” të vitit të ardhshëm.