Aktorja kosovare ‘kallet’ pas kësaj aktore turke

Zemrat e publikut kosovar i ka ‘marrë’ vetëm me një rol.

Erza Ramuka për audiencën u bë e njohur me rolin e “Tringës” në serialin “O sa mirë” ku njihet për bukurinë dhe për tërheqjen që ka, shkruan Ballkani.info.

Ajo është aktive edhe në rrjetet sociale, ku sot ua ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj ta pyesin se çka ata duan.

E një nga pyetjet ka qenë se cila aktore i pëlqen.

Përgjigja e Erzës ka qenë e sinqertë, pasi ka thënë se e do një aktore turke, e cila quhet Demet Ozdemir, e që së fundmi është pjesë e serialit më të ndjekur turk të momentit, “Erkenci Kus” ku po aktron përkrah me origjinë shqiptare, Can Yaman.

Kujtojmë që Erza edhe te seriali “O sa mirë” shpesh ka folur në gjuhën turke, duke treguar lidhshmërinë shpirtërore që ka me këtë vend./Ballkani.info/