U divorcua qe pesë vite.
Por, tashmë në jetën e Monica Belluccit ka një dashuri të re, shkruan Ballkani.info.
Paparacët kanë fiksuar një puthje mes bukuroshes 54 vjeçare dhe francezit Nicolas Lefebvre, 36 vjeç.
‘Një të fejuar më të ri? Kurrë, do ta shihja si një djalë…”, kishte thënë aktorja teksa i përgjigjej pyetjeve të gazetarit të Paris Match, kur komentonte lidhjet e saj me djem më të rinj në moshë.
Monica dhe Nicolas janë njohur verën e kaluar por mediat shkruajnë se aktorja dhe aventurieri francez kanë plan të martohen. Lefebvre përveçse shëtit botën, është një shpirt i lirë dhe artist si Belluci.








