Aktorja e njohur shqiptare dhe bashkëshorti i saj infektohen me koronavirus

Aktorja e njohur shqiptare, Zamira Kita është infektuar me coronavirus.

Sipas abcnews bashkë me të është infektuar edhe bashkëshorti i saj.

Pak orë më parë, Zamira Kita, e cila është dhe Drejtoreshë e qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë, ka publikuar foton e një buqete me lule të dhuruar nga motra e saj, ku njerëzit i urojnë shërim të shpejtë.

Ajo shkruan gjithashtu se është mirë, nisur edhe nga mesazhet e shumta që ka marrë.

“Kur një nga njerëzit e mi më të dashur di të më gëzoje kështu! E shtrenjta motra ime të dua fort! Jam mire”, shkruan ajo.

Mësohet se Zamira Kita është në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa bashkëshorti të dielën është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Mungesa e saj në festivalin e komedisë KoKoFest, aktivitet, i cili organizohet gjithmonë prej saj.

Të shumta kanë qenë komentet dashamirëse në profilin e saj në Facebook që i urojnë shëndet dhe mbarësi.