Aktorja e njohur amerikane, Blake Lively, bëhet lajm botëror me fustanin e Teuta Matoshit

Aktorja e njohur amerikan, Blake Lively është bërë lajm ndërkombëtar në festimin e ditëlindjes së saj të 34-të pasi që ka veshur një fustan të veçantë.

Ky fustan elegant është dizajnuar nga kreatorja kosovare, Teuta Matoshi.
Për këtë kanë shkruar mediat më të njohuar botërore, duke përfshirë edhe DailyMailin britanik, raporton Ballkani.info.

Duke e quajtur fustan të jashtëzakonshëm, DailyMail shkruan se Livey ka vallëzuar me të dhe videon e ka postuar në Instagram të hënën për ta ndarë me ndjekësit e saj në prag të ditëlindjes së 34-të.

“Fundjava e ditëlindjes”, thuhet në artikull, derisa shtohet se aktorja po përgatitet për festimin e ditëlindjes të mërkurën.

“Një shfaqje elegante nga Teuta Matoshi…”, potencon DailyMail emrin e kreatores së njohur nga Prishtina.

Teuta Matoshi është motra e kreatores tjetër të njohur kosovare, Lirikës, e cila njihet për dizajnimin e fustanit të njohur me dredhëza, që po ashtu ishte bërë lajm botëror. /Ballkani.info/