Aktorja e njohur amerikane befason me deklaratën e fundit: I ofrova 50 Cent seks nëse nuk e voton Donald Trumpin

Komedianja Chelsea Handler i ka premtuar muzikantit dhe reperit të njohur 50 Cent se do të bëjë seks me të, në rast se nuk voton për Donald Trump.

Chelsea e zbuloi publikisht këtë në podkastin e organizuar nga modelja Naomi Campbell.

“Unë fola me të në telefon pasi pashë një tweet në të cilën ai shkruajti se ai mbështeste Trump. Unë e njoh 50 Cent sepse kam fjetur me të për dy muaj. E di që ai nuk është një personazh i tillë. Ai bën shaka në rrjetet sociale dhe nuk është gjithmonë serioz, prandaj e thirra atë”, tha ajo.

Chelsea tha se i inkurajoi njerëzit të votojnë dhe publikoi ​​një video në të cilën informoi fansat me gjoksin e saj të zhveshur se kishte votuar.

Gjegjësisht, reperi amerikan më parë ka shkruar në Tëitter se mbështet Trumpin. Ai tha se nga 50 do të bëhet 20 cent nëse Joe Biden, zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara.