Gong Li

Aktorja 52-vjeçare nga Kina tregon sekretet e saj kundër plakjes

A nuk keni pasur gjithmonë dëshirë të dini se si gratë aziatike kanë një lëkurë kaq të pastër?

Gong Li është një aktore e famshme kineze, e cila së fundmi tregoi se çfarë e mban lëkurën e saj të duket kaq në formë.

Ajo është 52 vjeçare, por as që nuk i ngjason një gruaje të moshës së saj. Li thotë se shumica e grave aziatike kanë rutina të veçanta të bukurisë.

Ja disa këshilla që ajo ndau me të tjerët:

Vaji i kamelias

Vaj i i kamelias është një kondicioner i shquar natyral për flokët tuaj që mund t’i bëjë ato të rriten shpejtë. Ajo mund të përdoret edhe në lëkurën tuaj dhe është veçanërisht e efektshme kundër shenjave të rrudhave dhe plagëve.

Uji i orizit

Uji i orizit është sekreti më i madh për pamjen e grave aziatike. Ky lëng mund të zbutë lëkurën tuaj nëse e përdorni rregullisht. Vetëm vloni disa kokrra oriz në ujë, mblidhni lëngun, lëreni të qetësohet dhe të përdorni një pambuk për të pastruar fytyrën tuaj me të çdo ditë. Rezultatet do të jenë të dukshme shumë shpejt.

Çaji i gjelbër

Çaji i gjelbër nuk është vetëm një pije e thjeshtë – ajo ka përdorime të shumta shëndetësore dhe të bukurisë. Konsumoni rregullisht ose përdorni çaj jeshil të ftohtë për të shpëlarë fytyrën tuaj në mënyrë që të rinovoni qelizat e lëkurës, të largoni toksina dhe të largoni inflamacionin në të.