Aktori shqiptar që ka fermë ku kultivohet marijuanë (FOTO)

Jim Belushi është padyshim një prej aktorëve më të njohur me origjinë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vitet e fundit ai është tërhequr pak nga aktrimi, pasi nuk e kemi parë të jetë më pjesë e serialeve.

Ka pasur një arsye që aktori është larguar nga kinematografia. Jim Belushi tashmë është biznesmen.

Por, ai nuk ka një biznes si gjithë të tjerat dhe aspak normal. E themi këtë, pasi aktori ka themeluar dhe menaxhon një fermë që kultivon marijuanën.

Ferma e tij e marijuanës ndodhet në Oregon të Shteteve të Bashkuara.

Në Oregon marijuana është e legalizuar. Aktori shqiptar ka bërë publike edhe disa foto që tregojnë pamje nga ferma e tij, ku kultivohet marjuhanë.