Aktori shqiptar, Jim Belushi ndan video duke punuar në fermën e kanabisit

Aktori hollivudian me prejardhje shqiptare, Jim Belushi, prej kohësh është duke u përfolur për biznesit që ka filluar.

Në një postim në rrjetin social Instagram, 66-vjeçari në rrjetin social Instagram ka ndarë një video teksa shihet duke punuar në fermën e tij.

Veçantia e prodhimtarisë së tij ka të bëjë me kultivimin e kanabisit, të cilën e filloi qysh në vitin 2015.

“Kemi menduar ndonjëherë se si është të punoni në një fermë të kanabisit?”, ka shkruar ai në përshkrim.

Videoja e cila e paraqiste atë duke punuar mori mijëra komente nga fansat e tij, që shprehnin dëshirën të punon të atë vend.

Sipas Forbes, aktori ka gjithsej 93 hektari tokë në Oregon, e cila është e ndarë në tre pjesë, që duhen “Growing Belushi”.