Aktori shqiptar, Hysen Zeqaj, i prekë “majat” e Hollywood-it VIDEO

Aktori Hysen Zeqaj, ka prekur ëndrrën e çdo aktori në botë duke u bërë pjese e një projekti filmik te Hollywood-it. Seriali i cili ka marrë pjesë aktori nga Peja(i cili jeton tash e 20 vjet në Texas) i është “Queen of the South”, prodhim ky i botës së Hollywood-it. Serial ky i realizuar në tre sezona.

Në sezonin e dytë ishte si statist në 5 episoda (2017) kurse në sezonin e tretë (2018) ishte pjesëmarrës me rolin e Pilotit.

Lajmin e suksesit e ka bërë te ditur vet aktori në profilin e tij në facebook, duke postuar edhe një pjese te skenës se serialit i cili është transmetuar në Amerikë, shkruan Telegramisot.com

-Queen of the South-
Një ëndërr e një djali të ri (dikur) nga Lugi i Drinit bëhet realit në Majat e Hollywood- it!
Ëndrra vazhdon,..
A dream of a young boy (once) from the Drin Valley becomes real to the Hollywood Peaks!
The dream continues