Aktori që luante në ‘O sa mirë”, nxit dhunë për rastin e Valon Sylës

Aktori Xhevdet Jashari, ka nxitur dhunë dhe ndalim të fjalës së lirë, duke arsyetuar rrahjen e gazetarit Valon Syla.

Jashari ka shkruar në Facebook, ku e ka quajtur “injorant i pacipë”, gazetarin Syla, duke e shpërndarë statusin e tij të para pak ditëve për mërgimtarët.

“ju lutem ju qe po kerkoni te mos kete dhune, pak para se ta kerkoni nji gje te tille, sherojani gjuhen e flliqt qe ka ky injorat i pa ciiipe!!! sepse askush, aq ma pak Ky mundet me ja ndalu te vij nji gurbetçiu shqiptar ne vendlindjen e tij… sa per dhambet, mos haro se SHQIPTARET NE BOTE NJIHEN JO NGA KY INJORANT POOOR PIKERISHT NGA KETO GURBETQAR”, ka shkruar Jashari.

Në një status tjetër, Jashari ka thënë se atyre që e mbrojnë gazetarin Syla, duhet të iu vije turp.

“Ju Analista gazeetar qe po mbroni ate far injoranti, A E HARUAT MOMENTIN MA TE VESHTIRE TE LUFTES, KU NE NDIHME ERDHEN BASH ATO GURBETQAR QE AI I OFENDON AQ FLLIQT, ERDHE JO VETEM ME PARA TI NDIHMOJNE LUFTES POOOR ERDHEN EDHE NE FRONTE ME E NDIHMU SHTETIT ATEDHEUT! apo ateher dhambet nuk i kishin keq??? si sju vjen turp te mbroni nji ofendim kaq idiotesk??????”, ka shkruar ai.

Gazetari Valon Syla është sulmuar sot gjatë ditës në Prishtinë.