Aktori kosovar ironizon me Gjergj Dedajn: Mos e ndani djalin prej gjirit, o faqezi

Jeton Zogjani ka disa fjalë për çështjen e shkarkimit të Gjergj Dedajt.

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, bashkë me disa ambasadorë të tjerë, janë shkarkuar së fundi nga presidentja e vendit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, aktori Jeton Zogjani ka ironizuar me çështjen e shkarkimit të Dedajt.“A keni ALLAH, a jeni njerz a çka eshte puna e juaj?Mos e ngucni njerin more, a po e shihni qe nuk e ka njet me leshu zyren!Mos e dani djalin prej gjinit, o faqezi.😂😂😂😂😂😂😂😂“, shkruan ai.Por, Zogjani nuk u ndal me kaq dhe kishte disa fjalë edhe për deklaratën e Dedajt, i cili ka thënë se nuk do ta lëshojë zyrën.

“Perndryshe Gjergji e ka mbeshtetjen time, forca Gjergj, mos lesho pe.Katrrithu, kapu per brave t’deres mos dil.Mbroje pragun e shtepies🤝😂“, janë fjalët e aktorit.