Aktori Ibrahimi natën e Vitit të Ri gëzoi me ndihma 7 familje nevojtare në Gjakovë

Aktori i njohur kosovar, Kreshnik Ibrahimi, ka mbajtur 3 shfaqje-komedi në qytetin e Deçanit, Malishevës dhe së fundi Gjakovës. Të hyrat nga këto shfaqje i ka dërguar për familjarët nevojtare në këto komuna.

Përveç pakove ushqimore, aktori i njohur si ‘Tigri’ këto familje i ka ndihmuar edhe me të holla.

5 familje janë ndihmuar në Malishevë dhe 8 familje janë ndihmuar në Deçan. Ndërsa sot janë ndihmur 7 familje në komunën e Gjakovës.

Aktori ka falënderuar Zotin dhe publikun pasi ka shpërndare këto ndihma.