Dwayne Douglas Johnson ka kurorëzuar dashurinë me Lauren Hashian.

Aktori Dwayne Douglas Johnson, i cili njihet për rolin në filmin “The Rock” është martuar me Lauren Hashian.

Çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni private, ku çdo gjë ishte menduar në detaje.

Lajmin për martesë e ka bërë të ditur vetë Dwayne përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku publikoi pamjet e para nga martesa.

“Ne e bëmë, 18 gusht 2019, Hawaii”, ka shkruar aktori sipër imazheve mahnitëse nga dasma.

Aktori dhe këngëtarja vendosën që kurorëzimin ta bënin në Hawai.

loading…